Site icon Telegrafi

Rusia kërcënon se mund të mbyllë tubacionin e gazit ‘Nord Stream I’ për Evropën

Rusia tha se mund të mbyllë tubacionin e gazit “Nord Stream I”, nëse Perëndimi ndalon naftën ruse.

Zëvendëskryeministri rus Alexander Novak ka paralajmëruar se “refuzimi i naftës nga Rusia do të çonte në pasoja katastrofale për tregun botëror”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre janë duke shqyrtuar ndalimin e mundshëm të naftës ruse, si masë ndëshkuese për shkak të agresionit ushtarak në Ukrainë.

Bashkimi Evropian merr rreth 40 për qind të gazit dhe 30 për qind të naftës nga Rusia dhe nuk ka zëvendësues të lehtë nëse furnizimet ndërpriten.

Rusia aktualisht është prodhuesja më e madhe në botë e gazit natyror, ku çdo veprim që sanksionon industrinë e saj të energjisë do ta dëmtonte keq ekonominë e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version