Rusia ka zhvendosur tashmë grupin e parë të armëve bërthamore taktike në Bjellorusi, tha presidenti rus Vladimir Putin.
Duke folur në një forum ekonomik, ai tha se ato do të përdoren vetëm nëse kërcënohet territori i Rusisë, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, qeveria amerikane thotë se nuk ka asnjë indikacion që Kremlini planifikon të përdorë armë bërthamore për të sulmuar Ukrainën.
“Ne nuk shohim asnjë indikacion se Rusia po përgatitet të përdorë një armë bërthamore”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken pas komenteve të Putinit.
Bjellorusia është një aleat kryesor rus dhe shërbeu si një pikënisje për nisjen e pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.
Kokat bërthamore taktike janë më pak të fuqishme se pjesa tjetër e arsenalit bërthamor të Rusisë. Putin tha se transferimi do të përfundojë deri në fund të verës. /Telegrafi/