Telegrafi

Rusia ka “shpërthyer urën kyçe në rajonin e Luhanskut” – zyrtari ukrainas thotë se “rusët kanë frikë se ukrainasit janë shumë afër”

Një zyrtar ukrainas ka thënë se Rusia shpërtheu sot urën Krasna në rajonin lindor të Luhanskut – një përpjekje e dukshme për të penguar forcat ukrainase.

Guvernatori rajonal i Luhanskut, Serhiy Haidai tha se forcat ruse kanë “frikë” se ukrainasit janë “shumë afër” derisa kundërofensiva në rajon vazhdon, transmeton Telegrafi.

Forcat ruse gjithashtu thuhet se hodhën në erë një urë tjetër pranë Kreminna-s gjatë ditës së djeshme.

Luftimet e ashpra po zhvillohen në rajonin e Luhanskut derisa Ukraina po vërshon drejt qyteteve të pushtuara nga Rusia si Svatove dhe Kreminna.

Gjatë ditës së djeshme u raportua se rruga midis qyteteve është kryesisht nën kontrollin e Ukrainës, sipas autoriteteve ukrainase.

Ura është afërsisht në gjysmë të rrugës midis dy qyteteve. /Telegrafi/