Telegrafi

Rusia ka shkaktuar dëme materiale në vlerë të 60 miliardë dollarëve në Ukrainë, thotë Banka Botërore

Sipas Bankës Botërore, do të kushtonte afërsisht 60 miliardë dollarë për të riparuar të gjitha ndërtesat dhe infrastrukturën e dëmtuar në Ukrainë gjatë agresionit të Rusisë.

Presidenti David Malpass tha në një konferencë të Bankës Botërore se vlerësimi i hershëm i kostove të dëmit nuk përfshin kostot ekonomike në rritje të luftës në Ukrainë.

Shkalla e dëmit mbetet e paqartë në disa zona, si Mariupoli i bombarduar rëndë, megjithëse është sugjeruar se 90 për qind e infrastrukturës së qytetit është shkatërruar.

Lexo po ashtu Këshilltari i Zelenskyt, Podoliak: Rusët nuk e kuptojnë rendin botëror në vitin 2022

“Sigurisht që lufta ende po vazhdon, kështu që këto kosto po rriten”, tha Malpass, raporton skynews.

Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha në forum se Ukrainës do t’i duheshin 7 miliardë dollarë në muaj për të kompensuar humbjet ekonomike të shkaktuara nga lufta.

Ai u kërkoi fuqive globale që të ndërprenë menjëherë marrëdhëniet me Moskën, pavarësisht sanksioneve të rënda të vendosura nga Perëndimi. /Telegrafi/