Telegrafi

Rusia ka pësuar humbje të konsiderueshme në Bakhmut

Forcat mbrojtëse ukrainase po i rezistojnë sulmeve ruse në Bakhmut ndërsa betejat “dinamike” po vazhdojnë, ka thënë një komandant ushtarak.

Gjenerali Oleksandr Syrsky, komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, deklaroi se trupat e Kievit “po i shkaktojnë humbje të konsiderueshme Rusisë në qytetin të rajonit lindor të Donetskut.

“Drejtimi Bakhmut mbetet epiqendra e ofensivës ruse”, thotë ai, raporton skynews.

“Armiku po përqendron numrin më të madh të forcave në Bakhmut dhe ëndërron ta marrë kontrollin e qytetit”, shtoi ai.

Syrsky thotë se mbrojtja ajrore e Ukrainës shkatërroi mbrëmë dy dronë rusë, si dhe shënjestroi pajisjet e okupatorit.

Beteja e ashpër mbi Bakhmut midis Moskës dhe Kievit, e cila ka nisur prej muajsh, ka shkatërruar kryesisht qytetin. /Telegrafi/