Site icon Telegrafi

Rusia ka humbur 70,000 trupa në vetëm 60 ditë në Ukrainë – thotë inteligjenca ushtarake britanike

Rusia ka humbur më shumë se 70,000 trupa në dy muajt e fundit, tha të premten inteligjenca ushtarake britanike.

Përditësimi nga Ministria e Mbrojtjes shtoi se humbjet e mëdha ka të ngjarë të vazhdojnë pasi Rusia kërkon të arrijë fitore të tjera në vijat e frontit në Ukrainë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Viktimat mesatare ditore ruse (të vrarë dhe të plagosur) në Ukrainë, përgjatë majit dhe qershorit 2024, u rritën në nivelet maksimale të konfliktit prej 1,262 dhe 1,163 respektivisht”, shkroi Ministria e Mbrojtjes.

“Në total, Rusia ka të ngjarë të ketë humbur (të vrarë dhe të plagosur) mbi 70,000 personel gjatë dy muajve të fundit”.

Dhe një zyrtar i lartë i NATO-s i përshkroi humbjet si “astronomike” gjatë një konference në margjinat e samitit të aleancës në Uashington DC këtë javë.

Analistët perëndimorë kanë thënë se përdorimi i njësive të vogla sulmuese nga Rusia i ka penguar ata të bëjnë përfitime të konsiderueshme ose të shfrytëzojnë ndonjë përparim në linjat mbrojtëse të Ukrainës. /Telegrafi/

Exit mobile version