Ministria ruse e mbrojtjes ka dhënë një përditësim mbi viktimat e saj ushtarake në Ukrainë – vetëm për herë të dytë – duke pretenduar se 1,351 ushtarë të saj janë vrarë dhe 3,825 janë plagosur, raporton agjencia e lajmeve Ria Novosti.
Burimet ushtarake ukrainase kanë vlerësuar më parë se rreth 15,000 ushtarë rusë janë vrarë, megjithëse kjo shifër mund të përfshijë të plagosur si dhe të vdekur.
Përditësimi i parë nga ministria ruse e mbrojtjes për viktimat ishte më 2 mars dhe deklaroi se 498 ushtarakë kishin vdekur gjatë agresionit në Ukrainë, përcjell Telegrafi.
Në mënyrë deri më tani të paqartë, më 21 mars, gazeta pro-Kremlinit Komsomolskaya Pravda (KP) botoi një artikull duke cituar ministrinë e mbrojtjes të thoshte se 9,861 ushtarakë rusë ishin vrarë në konflikt.
Më vonë, një pjesë e atij artikulli u zhduk dhe redaktori i mediumit në fjalë i tha BBC-së se informacioni kishte qenë rezultat i një hakerimi. /Telegrafi/