Derisa ka njëfarë optimizmi të kujdesshëm se një marrëveshje paqeje mund të afrohet, një deklaratë e re nga një zyrtar i mbrojtjes amerikane duke se tregon se nuk ka asnjë perspektivë të menjëhershme për një armëpushim, transmeton Telegrafi.
Gjenerali i Forcave Ajrore, Tod Wolters, tha në një seancë dëgjimore në Senat këtë pasdite se Rusia kishte shkrepur vazhdimisht raketa hipersonike në objektivat ushtarake në Ukrainë.
Këto raketa mund të udhëtojnë disa herë më shpejt se shpejtësia e zërit dhe janë shumë shkatërruese.
Kjo konfirmoi raportet e 19 marsit nga Rusia se janë përdorur raketa Kinzhal (Dagger) për të shkatërruar një depo të madhe armësh në rajonin perëndimor të Ukrainës, Ivano-Frankivsk. /Telegrafi/