Rusia ka emëruar kryesin e ri të detyrës së kreut të forcave ajrorë në vend, pozitë kjo të cilën e mbante dikur Sergei Surovikin i njohur si gjeneral “Armagedoni”.
Zyrtarët e inteligjencës amerikane pretendonin në qershor se Surovikin që më parë kishte udhëhequr forcat pushtuese në Ukrainë, ishte i njoftuar paraprakisht për kryengritjen e kreut të grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, transmeton Telegrafi.
Pjesëtarët e këtij grupit mercenar kishin pushtuar qytetin e Rostovit dhe ia kishin mësyrë Moskës, por rebelimi i tyre përfundoi pas një marrëveshje të arritur amnistie.
Pas këtij rebelimi, disa media në rusi raportuan se Surovikin po hetohej për bashkëpunim në rebelim dhe ishte nën arrest shtëpiak.
“Ish-kreu i forcave ajrore ruse, Sergei Surovikin është liruar tani nga detyra, ndërsa gjenerallejtënant Viktor Afzalov, shef i Shtabit të Përgjithshëm të forcave ajrore, është emëruar përkohësisht si komandant i përgjithshëm i forcave ajrore”, tha një burim i paidentifikuar për agjencinë shtetërore të lajmeve. /Telegrafi/