Trupat ruse po tërhiqen nga Khersoni – i vetmi qytet i madh ukrainas që është pushtuar që nga fillimi i luftës.
“Kjo është nxitje e madhe morale”, ka thënë deputeti ukrainas Oleksiy Honcharenko për BBC World News.
Derisa ishte shumë herët të thuhet se Ukraina e ka fituar luftën, tërheqja e trupave ruse nga Kherson do të thotë se Rusia e ka humbur luftën, tha ai, transmeton Telegrafi.
Ndonëse të gjitha raportimet janë se Rusia ka filluar tërheqjen e trupave nga zonat e Khersonit në bregun perëndimor të lumit Dnipro, ia vlen të krahasohet me atë që po thonë ukrainasit në terren.
Komandanti i përgjithshëm ushtarak ukrainas Valeriy Zaluzhny thotë se ai nuk mund të konfirmojë apo mohojë tërheqjen ruse, por ai ka thënë se forcat e tij kanë bërë avancime të mëdha në 24 orët e fundit.
Këtë mëngjes ata morën një fitore të rëndësishme, duke njoftuar se kishin rimarrë qytetin kyç të Snihurivka 50 kilometra (30 milje) në veri të qytetit Kherson. Është pak jashtë rajonit të Khersonit dhe është një qendër kryesore hekurudhore për zonën fqinje të Mykolaiv – dhe u përfshi në aneksimet e Rusisë në fund të shtatorit.
E rëndësishmja, ajo ndodhet në një kryqëzim të madh në rrugën për në qytetin Kherson dhe shtrihet në lumin Inhulets. /Telegrafi/