Ministria ruse e Mbrojtjes, ka njoftuar se do të ofroj armëpushim në Mariupol, me qëllim që ushtarët ukrainas që me tërë kapacitetet po mbrojnë fabrikën e çelikut Azovstal – të mund të dorëzojnë armët.
Siç raporton Reuters, Rusia të martën vazhdoi me granatimin e fabrikës, ku akoma gjendet një numër i forcave ukrainase, transmeton Telegrafi.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se do të ketë armëpushim sot deri në orën 14:00, me qëllim që luftëtarët ukrainas të kenë mundësinë të dorëzojnë armët dhe të largohen të “pa lënduar”.
Reuters raporton se Rusia një ofertë të tillë e ka bërë edhe një ditë më herët, por deri më tani asnjë ushtarë ukrainas nuk e ka pranuar kërkesën e Kremlinit.
Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka premtuar se forcat e tij në Mariupol do të luftojnë deri në fund – duke injoruar plotësisht ultimatumet e Rusisë për t’u dorëzuar. /Telegrafi/