Telegrafi

Rusia dhe Ukraina raportojnë të dyja sulme me dronë

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe Ministria ruse e Mbrojtjes raportuan të dyja sulme me dron gjatë natës të shtunën në mëngjes.

Ukraina rrëzoi 12 drone Shahed nga 15 të lëshuar nga Rusia gjatë natës, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në një deklaratë të shtunën në mëngjes, përcjell Telegrafi.

Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi dronët mbi rajonet Dnipropetrovsk, Donetsk dhe Poltava.

Mediat lokale raportojnë se shpërthime u dëgjuan në periferi të Kryvyi Rih, Dnipropetrovsk Oblast.

Në anën tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi gjithashtu se kishte rrëzuar gjithsej 47 dronë gjatë natës në katër rajone – 41 prej tyre kishin në shënjestër Taganrogun në rajonin e Rostovit.

Guvernatori i rajonit të Rostovit, Vasiliy Golubev e bëri deklaratën në Telegram.

“Forcat tona të mbrojtjes ajrore zmbrapsën një sulm masiv me dron në Taganrog”, tha Golubev.

Raportet fillestare tregojnë se nuk ka viktima nga sulmi me dron në Taganrog, megjithëse një punonjës i Ministrisë Ruse të Situatave të Emergjencave, i përfshirë në pasojat, pësoi lëndime.

Raportet në kanalet ruse të Telegramit sugjerojnë se fabrika e avionëve Beriev – e njohur për prodhimin dhe riparimin e llojeve të ndryshme të avionëve ushtarakë – në Taganrog mund të jetë prekur nga sulmi. /Telegrafi/