Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka reaguar pas gjendjes së krijuar në Ukrainë dhe rekomandimit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për të larguar nga garat ndërkombëtare sportistët e Rusisë dhe Bjellorusisë.
Komiteti Ekzekutiv i EHF-së vendosi që të pezullojë klubet dhe ekipet kombëtare të Rusisë dhe Bjellorusisë.
Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe vlen deri në një njoftim tjetër.
Të kujtojmë që Kosova U-20 në hendboll do të duhej të luante me Bjellorusinë në Evropianin e Divizionit B që mbahet në Varna të Bullgarisë prej 14 deri më 23 korrik.
Sipas shortit, Kosova është në grup me Bjellorusinë, Zvicrën, Rumaninë dhe Ukrainën.
Ndërkohë, Kosova U-18 e Rusisë është në një grup tjetër të Evropianit në të cilin Kosova paraqitet në muajin gusht.