Site icon Telegrafi

Rusia bombardon ndërtesat e banimit në Kharkiv, Zelensky publikon pamjet dramatike

Rusia ka goditur një ndërtesë apartamentesh në qytetin verilindor të Ukrainës, Kharkiv, duke vrarë të paktën tre persona dhe ka plagosur 31 të tjerë.

Sulmi, i cili kishte për qëllim një rrokaqiell dhe zona të tjera të banuara, u krye duke përdorur bomba rrëshqitëse të drejtuara, sipas ukrainasve.

“Objektivat e bombave ruse janë ndërtesat e banimit, një furrë buke, një stadium…dmth jeta e përditshme e njerëzve të zakonshëm”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Rusët po përdorin gjithnjë e më shumë bomba rrëshqitëse të drejtuara të kohës së Bashkimit Sovjetik, të pajisura me krahë dhe navigacion satelitor.

Këto raketa u përdorën në sulmet e muajit maj në Kharkiv ndërsa u shfrytëzuan për herë të parë në qytetin e Zaporizhzhia të dielën në mbrëmje.

Zyrtarët ukrainas thanë se Rusia kreu shtatë sulme ajrore me bomba rrëshqitëse KAB, duke plagosur të paktën 21 civilë në sulmet ndaj 13 ndërtesave të banimit dhe dy objekteve arsimore.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

Exit mobile version