Rusia sulmoi sot pjesën perëndimore të Kievit me dy raketa gjigante, derisa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres në ato momente ishte në një takim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në kryeqytetin e Ukrainës.
Dy shpërthime të fuqishme shkundën sot Kievin, pasi që Guterres vizitoi vendin ku ishin kryer masakrat si dhe ato ku gjendeshin varrezat masive në periferi të kryeqytetit – me ç’rast u takua me Zelenskyn.
Këshilltari i presidentit ukrainas Mihaill Podolyak, ka pyetur nëse ky veprim mund të konsiderohet si një “kartolinë urimi nga Moska”, transmeton Telegrafi.
Missile strikes in the downtown of Kyiv during the official visit of @antonioguterres. The day before he was sitting at a long table in the Kremlin, and today explosions are above his head. Postcard from Moscow? Recall why 🇷🇺 still takes a seat on the UN Security Council?
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) April 28, 2022
Në anën tjetër, ministri i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, e ka quajtur bombardimin sulm mbi “sigurinë e Sekretarit të Përgjithshëm dhe sigurinë botërore”.
While the UN Secretary General @antonioguterres is visiting Kyiv, a permanent member of the UN Security Council – russia – is launching missile strikes on the city. This is an attack on the security of the Secretary General and on world security!
— Oleksii Reznikov (@oleksiireznikov) April 28, 2022
Kohë më parë vizitë Ukrainës i kishin bërë liderë tjerë perëndimorë, siç ishte kryeministri britanik Boris Johnson dhe Sekretarët amerikanë Antony Blinken dhe Lloyd Austin, por se asokohe nuk ka pasur sulme nga ana e ushtrisë ruse. /Telegrafi/