Rusia ka vënë veton ndaj një projekt-rezolute të OKB-së, e cila do të dënonte pushtimin e saj në Ukrainë, pas një debati në Këshillin e Sigurimit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, njëmbëdhjetë anëtarë votuan pro rezolutës. India, Kina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe abstenuan.
Rezoluta ishte paraparë të dështonte për shkak të të drejtës së vetos së Rusisë si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Gjatë debatit, ambasadori i SHBA-së në OKB tha se organi ishte krijuar për të tentuar të parandalonte llojin e agresionit me të cilin përballet Ukraina. /Telegrafi/