Telegrafi

Rusia bënë huqje të mëdha – bombardon gabimisht territorin e vet për herë të katërt brenda muajit

Rusia ka bombarduar aksidentalisht territorin e saj për herë të katërt brenda një muaji, sipas ministrisë britanike të Mbrojtjes, duke thënë se arsyeja e kësaj mund të jetë “lodhja” e trupave dhe trajnimi i dobët i ushtarëve rusë.

Sipas analizave, një aeroport rus kishte lëshuar aksidentalisht dy bomba në fshatrat e zonës së Belgorodit, transmeton Telegrafi.

Njëri përfundoi në një fermë, derisa aeroplani tjetër në një rrugë urbane dhe nxiti evakuimin e 150 civilëve.

Si rrjedhojë, sipas autoriteteve britanike ky ishte gabimi i katërt i këtij lloji në territorin e saj këtë muaj dhe i pesti në një vit.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse ishte për shkak të procedurave të dobëta para ose gjatë misioneve.

“Mund të jetë kombinim i të dyjave”, thuhet në deklaratën e tyre.

“Frekuenca në rritje e këtyre dukurive ka gjasa të demonstrojë një shkallë të lodhjes së ekuipazhit ajror dhe tokësor brenda vijës së frontit rus, si dhe ekspozimin e trajnimit joadekuat”, shtoi tutje ministria britanike e Mbrojtjes.

Ndryshe, janë bërë pothuajse dy vjet prej kur ka filluar konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës. Deri më tani nuk ka pasur avancime të dukshme nga asnjëra palë e luftimeve. /Telegrafi/