Të paktën 4,640 persona u arrestuan gjatë protestave në Rusi të dielën, raporton OVD-Info, një grup i pavarur monitorues që gjurmon paraburgimet në Rusi.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, njerëzit janë arrestuar në 147 qytete, sipas OVD-Info.
Që nga agresioni, më shumë se 13,000 njerëz janë arrestuar në Rusi në demonstratat kundër luftës, llogarit OVD-Info.
Police officers in Moscow today are stopping people, demanding to see their phones, READING THEIR MESSAGES, and refusing to release them if they refuse. This from Kommersant journalist Ana Vasilyeva. https://t.co/E8oBw3XPz1 pic.twitter.com/rxk7AmdzOp
— Kevin Rothrock (@KevinRothrock) March 6, 2022
CNN shkruan se nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur këto numra.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS citoi Ministrinë e Brendshme ruse, e cila tha se arrestoi 3,500 njerëz “të cilët morën pjesë në ngjarje publike të paautorizuara” të dielën.
Disa nga qytetet ku u arrestuan përfshinin Moskën dhe Shën Petersburgun. /Telegrafi/