Site icon Telegrafi

Rusia “anulon ngjarjen e madhe ushtarake pasi nuk ka trupa të mjaftueshme në dispozicion”

Inteligjenca britanike thotë se Rusia ka “ka shumë të ngjarë” të anulojë një stërvitje të përbashkët strategjike të planifikuar, e cila zakonisht është një ngjarje e madhe vjetore.

Stërvitja ZAPAD (Perëndim) 23 ishte caktuar të ishte kulmi i vitit stërvitor të ushtrisë dhe do të zhvillohej muajin e ardhshëm, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.

Rusia ka ndërruar stërvitjet e përbashkëta strategjike në të gjithë vendin në një cikël katërvjeçar që nga viti 2010, por Ministria Britanike e Mbrojtjes tha se Moska kohët e fundit i ka vendosur ato në perëndim të paktën çdo të dytin vit.

Lexo po ashtu Aleatët nuk do ta mbështesin Ukrainën nëse ajo "zhvendos armiqësitë" në Rusi, thotë Zelensky

Dhe Ministria e Mbrojtjes britanike tha se kjo ishte për t’i dhënë përparësi “përballjes me atë që ajo e percepton si kërcënim nga NATO”.

“Performanca e ushtrisë ruse në Ukrainë ka nxjerrë në pah sesi JSE-të [stërvitjet e përbashkëta strategjike] kanë pasur vlerë të kufizuar stërvitore dhe kanë qenë kryesisht për shfaqje. Rusia ka të ngjarë të anulojë ZAPAD 23 sepse ka shumë pak trupa dhe pajisje”, ka thënë Ministria e Mbrojtjes.

“Ekziston një mundësi realiste që udhëheqja ruse të jetë gjithashtu e ndjeshme ndaj kritikave të brendshme, e cila është përgjegjëse për drejtimin e një JSE tjetër gjatë kohës së luftës”. /Telegrafi/

Exit mobile version