Shërbimi Sekret i Rusisë i njohur si FSB, ka akuzuar forcat speciale ukrainase për vrasjen e Darya Dugina, vajzën e ultra-nacionalistit dhe ideologut rus Alexander Dugin.
Dugina ishte vajza e mikut të ngushtë të Vladimir Putinit, Alexander Dugin, e cila u vra të shtunën mbrëmë në atë që po dyshohet si bombëvënie në veturën e saj Toyota Land Cruiser, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, Ukraina ka mohuar kategorikisht pretendimet e Moskës, duke thënë se nuk ka gisht në vrasjen e Darya Duginas.
Megjithatë FSB pretendon se sulmi është kryer nga një grua ukrainase e lindur më 1979, identiteti i të cilës nuk është zbuluar.
Thuhet se kjo grua së bashku me të bijën e saj adoleshente ka arritur në Rusi në korrik dhe e kaloi një muaj duke përgatitur sulmin – duke marrë me qira një apartamentin në bllokun e njëjtë ku jetonte Dugina me qëllim që të mund të analizojë në detaje viktimën, pretendojnë zyrtarë të FSB-së.
Vrasja është kryer në periferi të Moskës gjatë të shtunës mbrëma, ku në këtë event kishe marrë pjesë edhe babai i saj. /Telegrafi/