Një rus me shtetësi gjermane është arrestuar pasi kishte refuzuar të dal nga hoteli në të cilin kishte qenë i akomoduar dhe nuk e kishte bërë pagesën.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 12:00, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull Rus me shtetësi Gjermane për shkak se ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari kishte refuzuar të dal nga hoteli i cili kishte qenë i akomoduar dhe nuk e kishte bërë pagesën. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/