Në shumë qytete në të gjithë Rusinë po vazhdojmë të shohim demonstrata kundër agresionit rus në Ukrainë.
Por, pavarësisht mijëra arrestimeve, duket se vetë konflikti në Ukrainë nuk është burimi i vetëm i zemërimit në vend.
Videoja më poshtë tregon një burrë që u lidh me zinxhirë në një degë të McDonald’s në Moskë, duke pretenduar se “Mbyllja është një akt armiqësie kundër meje dhe bashkëqytetarëve të mi”.
Më pas djaloshi shihet duke u larguar i shoqëruar nga policia ruse në drejtim të panjohur.
Zinxhiri i ushqimit të shpejtë këtë javë iu bashkua një sërë markave të tjera të mëdha perëndimore, duke përfshirë Starbucks, Coca-Cola dhe Pepsi në pezullimin e operacioneve në Rusi në përgjigje të agresionit në Ukrainë. /Telegrafi/
https://twitter.com/maxseddon/status/1503048215888867333