Legjenda e Liverpoolit, Ian Rush e ka cilësuar si “lëvizje fantastike” për Aaron Ramsey kalimin te Juventusi, pasi aty do të luajë me të ‘veçantin’ Cristiano Ronaldo.
Goal zbuloi në janar se një marrëveshje pesëvjeçare është arritur për reprezentuesin e Uellsit në Torino, me pjesën e parë të testeve mjekësore të kompletuara tashmë.
Ramsey do të lëviz në Itali si lojtar lirë, me kontratën e tij që përfundon në Emirates dhe do bashkohet në verë me kampionët aktualë të Serie A .
Bashkëkombësi i Ramsey, Rush, i cili gjithashtu luajti për Bianconerët në ditët e tij si futbollist, beson se 28-vjeçari po merr vendimin më të mirë për karrierën e tij.
“Mendoj se kalimi te Juventusi është një lëvizje fantastike për të”, ka thënë fillimisht Rush për ESPN FC.
“Kur shkova atje ishte një qytet industrial, por tani është më shumë se një milion herë më mirë sesa kur isha unë atje”.
“Juventusi është një klub i mrekullueshëm, ata ende kanë lidhje me familjen Agnelli. Andrea Agnelli është president, ndërsa Gianni Agnelli ishte pronar kur unë isha atje, kështu që ata janë shumë të pasionuar për këtë”.
“Mendoj se ai do të bëjë shumë mirë, pasi keni Ronaldon aty për të luajtur me të, kështu që është diçka e veçantë, por mendoj se edhe Aaron do të jetë diçka i veçantë për Juventusin dhe jam i sigurt se do të kënaqet”, përfundoi uellsiani. /Telegrafi/