Autoritetet ruse janë aktivizuar për të shmangur kalimin e trupave të Wagnerit në Moskë.
Sipas një imazhi të publikuar në Twitter, ata po zhvendosin urat për të parandaluar kalimin e autokolonave të Wagnerit, transmeton Telegrafi.
Fotografia u postua nga këshilltari i ministrisë së punëve të brendshme ukrainase, Anton Gerashchenko.
Russian media share a new Russian tactic: they are swinging bridges to prevent Wagner’s convoys from passing through. pic.twitter.com/OACzX18aQ5
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) June 24, 2023
Gjatë gjithë ditës, trupat e Wagner duket se kanë lëvizur në veri drejt Moskës.
Më herët këtë pasdite, guvernatori i rajonit të Lipetsk, në jug të Moskës, konfirmoi se Wagner po kalonte rajonin, me video që tregon një autokolonë që shkonte drejt veriut.
Dhe autoritetet ruse duket se janë seriozisht të shqetësuar se trupat e Wagnerit do të arrijnë në Moskë së shpejti. /Telegrafi/