Telegrafi

Rusët vodhën makineri të vlefshme bujqësore, por ukrainasit i paaftësuan nga distanca

Në qytetin e pushtuar të Melitopolit, trupat ruse vodhën të gjitha pajisjet bujqësore nga një dyqan dhe i dërguan në Çeçeni, por ukrainasit i bënë të paaftë prej distancës.

Pajisjet që ata vodhën kapin vlerën e disa milionë dollarëve, gjegjësisht pesë milionë sosh dhe secila makinë për korrje vlen të paktën 300 mijë dollarë. Janë vjedhur 27 makina bujqësore, por më kot.

Kur rusët i çuan pajisjet e vjedhura në Çeçeni, 700 kilometra larg qytetit ku ndodhet dyqani bujqësor nga i cili ishte vjedhur gjithçka, ata e kuptuan se nuk mund t’i përdornin. Arsyeja për këtë është se ukrainasit çaktivizuan me kohë pajisjet e telekomandës, raporton cnn.

Pajisjet GPS tregojnë se pajisjet tani janë duke qëndruar në një fermë afër Groznit, por duket se ekspertët rusë po vijnë për t’i ndihmuar ata të anashkalojnë mbrojtjen.

Javët e fundit ka pasur një numër në rritje të raportimeve se ushtarët rusë, përveç plaçkitjeve të zakonshme të banesave, po vjedhin edhe pajisje bujqësore, drithëra, madje edhe materiale ndërtimore. /Telegrafi/