Site icon Telegrafi

Rusët thonë se për objektiv kanë objektet ushtarake, pamjet nga qyteti Lviv e thonë të kundërtën

Sally Lockwood nga Sky News ka arritur të futet thellë në qytetin Lviv në perëndim të Ukrainës, ku ky vend vazhdimisht është objektiv i sulmeve ruse.

Se çfarë situatë e tensionuar është atje e tregon më së miri videoja e publikuar më poshtë, ku shihen qytetarët duke vrapuar në të gjitha anët me shpresën se do t’i shpëtojnë bombave ruse.

Lexo po ashtu Korrupsioni nuk ka të ndalur të ushtria ruse, shkëmbejnë naftën dhe pajisjet ushtarake për alkool

E derisa ministria rus e Mbrojtjes pretendon se për objektiv kanë objektet ushtarake, pamjet nga terreni e tregojnë krejt të kundërtën, transmeton Telegrafi.

Aty shihen sesi raketat godasin ndërtesat kolektive, shkollat e madje edhe spitalet që në masë të madhe janë të mbushur me të plagosur. /Telegrafi/

 

Exit mobile version