Telegrafi

Rusët tentonin t’i sulmojnë ukrainasit duke u afruar përmes istikameve, e pësojnë keq – u binin bombat para syve

Batalioni i 109-të i ushtrisë ukrainase ka arritur të korr fitore të rëndësishme në lindje të Ukrainës, duke eliminuar dhjetëra ushtarë rusë në sulmin me dronë.

Ata kishin vërejtur rusët se po tentonin t’ju afrohen përmes istikameve, por ky veprim u kushtoi shtrenjtë pasi u goditën me bomba që hidheshin nga dronët, transmeton Telegrafi.

Shumë ushtarë rusë që po fshiheshin nëpër istikame, shihen duke u goditur me bomba të cilat u binin pothuajse para syve me një precizitet të paparë.

E në disa raste kur bombat binin ndodhnin shpërthime shumë të fuqishme, që me gjasë ndodhin për shkak se bombat binin mbi municionin e rusëve, që aktivizohej pas shpërthimit.

Operatorët e dronëve të ushtrisë ukrainase tashmë janë bërë të njohur për këto metoda të sulmeve befasuese, e me raste kur shfaqen me mjete të blinduara – ata goditen me dronë kamikazë. /Telegrafi/