Rusia goditi me raketa prodhuesin suedez të kushinetave, SKF në Ukrainë, duke vrarë tre punëtorë.
Zëdhënësi i SKF-së, Carl Bjernstam tha se fabrika u godit gjatë sulmit në Lutsk.
“Ne jemi shumë të pikëlluar të konfirmojmë se tre nga kolegët tanë janë vrarë”, shtoi ai.
The victims of Russian shelling of Lutsk were three workers of the #Swedish factory SKF
This was reported by the company's spokesman Carl Bjernstam. SKF has about 1,100 employees in #Ukraine, the majority – at the plant for the production of bearings in Lutsk, notes Reuters.… pic.twitter.com/jucFZGxoqU
— NEXTA (@nexta_tv) August 15, 2023
Bjernstam tha se kompania do të marrë parasysh pasojat e sulmit dhe dëmtimin e fabrikës, por shtoi se fokusi i saj kryesor është te punonjësit dhe siguria e tyre.
Sipas raportit të fundit financiar të kompanisë, prodhuesi më i madh në botë i kushinetave industriale ka rreth 1100 punonjës në Ukrainë, shumica e të cilëve punojnë në fabrikën në Lutsk.
Raporti gjithashtu thekson se uzina përbënte rreth 0.5 për qind të prodhimit të përgjithshëm të SKF-së në vitin 2022.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rusët nisën një sulm të madh me raketa duke goditur ndërtesa banimi në Lviv dhe një ndërtesë industriale në Dnieper (një zjarr shpërtheu dhe dy persona u plagosën) ndërsa shpërthimet u dëgjuan gjithashtu edhe në Khmelnytskyi Oblast dhe Smila. /Telegrafi/