Site icon Telegrafi

Rusët sulmojnë me raketa një universitet në Mykolaiv

Rusia lansoi së paku dhjetë raketa në drejtim të qytetit të Mykolaivit.

Rusët nuk kanë kursyer me raketa edhe institucionet e arsimit në Ukrainë.

Vitaliy Kim, guvernatori i Mykolaiv, ka thënë se universitetet e qytetit janë goditur nga Rusia mëngjesin e sotëm.

Lexo po ashtu A do ta ndryshojë rrjedhën e luftës në Ukrainë sistemi raketor amerikan HIMARS?

“Sot terroristët rusë sulmuan dy universitetet më të mëdha në Mykolayiv. Të paktën dhjetë raketa. Tani ata sulmojnë arsimin tonë. Unë po u kërkoj universiteteve të të gjitha vendeve demokratike të pretendojnë Rusinë se çfarë është në të vërtetë, shtet terrorist”, shkroi ai, ndërsa ka publikuar edhe një video që tregon sulmin.

Kujtojmë se forcat ruse edhe në të kaluarën kanë sulmuar institucione arsimore, por edhe spitale të ndryshme.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me sulme duke shkaktuar dëme materiale si dhe viktima. /Telegrafi/

Exit mobile version