Të paktën 49 persona janë vrarë pasi një raketë ruse goditi një dyqan ushqimesh në Ukrainë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy shkroi në aplikacionin e mesazheve Telegram se ishte sulmuar një fshat në rajonin verilindor të Kharkiv.
Ky i fundit ka pësuar sulme të pamëshirshme ruse gjatë pushtimit ndërsa Moska përpiqet të rimarrë territorin e çliruar nga Ukraina.
A Russian attack hit a grocery store in the Ukrainian village of Groza in the Kupiansk region. According to preliminary data, at least 49 people were killed. pic.twitter.com/0SmbvlHW5j
— Ruslan Trad (@ruslantrad) October 5, 2023
Raportohet se një djalë gjashtë vjeçar është në mesin e atyre që janë vrarë në sulmin në Kharkiv, raporton skynews.
Guvernatori i rajonit të Kharkiv, Oleh Synehubov tha se një kafene dhe një dyqan ishin sulmuar në fshatin Hroza në rrethin Kupyansk ndërsa shumë civilë kishin qenë atje në atë kohë.
“Shpëtimtarët vazhdojnë të punojnë në vendin e ngjarjes”, pohoi Synehubov në aplikacionin e mesazheve Telegram. Ai tha gjithashtu se numri i të vdekurve tani është rritur në 49.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/