Shpërthimet kanë tronditur një port kyç të Ukrainës vetëm një ditë pasi Kievi dhe Moska arritën një marrëveshje historike për të lejuar rifillimin e eksporteve të grurit.
Dy raketa goditën qytetin e Odesës në orët e para të mëngjesit të së shtunës, tha ushtria e Ukrainës.
Sipas kushteve të marrëveshjes së së premtes, Rusia ra dakord të mos synonte portet ndërsa dërgesat e grurit janë në tranzit.
Një zëdhënës i komandës jugore të ushtrisë tha se sulmi kishte ndikim minimal, raporton bbc.
“Asnjë dëm i rëndësishëm nuk u shkaktua në infrastrukturën portuale”, tha Nataliia Humeniuk. “Këto janë raketa mjaft të shtrenjta, kështu që ato përdoren jo shumë shpesh. Thuhet se janë shumë të sakta, ndaj godasin qëllimisht”.
EU strongly condemns Russian missile strike on Odesa’s seaport. Striking a target crucial for grain export a day after the signature of Istanbul agreements is particularly reprehensible & again demonstrates Russia’s total disregard for international law & commitments#StopRussia
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) July 23, 2022
Shefi i Çështjeve të Jashtme të BE-së, Josep Borrell tha se sulmi tregoi “mospërfilljen totale” të Rusisë për ligjin ndërkombëtar.
“Goditja e një objektivi vendimtar për eksportin e grurit një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjeve të Stambollit është veçanërisht e dënueshme,” shkroi ai në Twitter, duke shtuar se BE “e dënon fuqishëm” sulmin.
Të premten, zyrtarët nga Kievi dhe Moska nënshkruan një marrëveshje për të lejuar eksportimin e miliona tonëve drithë të bllokuar në Ukrainë.
Marrëveshja u përshëndet si një “fener shprese” nga OKB-ja pas muajsh luftimesh.
Marrëveshja – e cila u desh dy muaj për t’u arritur – do të zgjasë për 120 ditë, me një qendër koordinimi dhe monitorimi që do të krijohet në Stamboll, me staf nga zyrtarë të OKB-së, turq, rusë dhe ukrainas. Mund të rinovohet nëse të dyja palët bien dakord.
Ndryshe, nëse ura do të shkatërrohej, linjat ruse të furnizimit do të shtriheshin rëndë. /Telegrafi/
The moment the Russian missile struck the port in Odesa today.
(Video was given to my @ABC colleague by an eyewitness) pic.twitter.com/DlD5nG8P2d— Patrick Reevell (@Reevellp) July 23, 2022