Katër persona kanë vdekur pas një sulmi me raketa ruse në një fshat në rajonin e Kharkivit në veri-lindje të vendit, ka thënë guvernatori rajonal, Oleh Synehubov.
Ky i fundit shkroi në rrjetet sociale se forcat ruse bombarduan fshatin Huryiv Kozachok.
Një raketë e drejtuar kundër tankeve goditi një veturë që lëvizte drejt fshatit, i cili është afër kufirit me Rusinë.
“Katër civilë që ishin në veturë vdiqën në vendin e ngjarjes”, shtoi ai, raporton theguardian.
Ndërkohë, granatimet ruse në Kherson kanë plagosur 23 persona, duke përfshirë tre fëmijë.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar viktima të shumta dhe dëme materiale. /Telegrafi/