Site icon Telegrafi

Rusët sulmojnë me dronë Kievin, aktivizohet mbrojtja kundërajrore

Kievi ishte shënjestruar në një valë të re të sulmeve me dronë rusë – kanë njoftuar autoritetet e atjeshme.

Sirenet që paralajmërojnë sulmet ajrore u aktivizuar pak minuta pas orës 1 të mëngjesit – ndërsa nuk ishte e qartë se çfarë po ndodhë derisa filloi të bëhet dritë, transmeton Telegrafi.

Mbrojtja kundërajrore rrëzoi dronët rusë – ku u dëgjuan disa shpërthime, e fluturaket pa pilot u panë duke fluturuar në të paktën një qark të këtij qyteti.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitalii Klitschko njoftoi se disa dronë fluturuan në afërsi të kryeqytetit – duke u bërë thirrje banorëve të qëndrojnë nëpër strehimore.

Nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale, pavarësisht se Klitschko tha se rrënojat e njërit prej dronëve janë gjetur në afërsi të një kompleksi banesor në qarkun Obolon të Kievit.

“Të gjithë dronët që kërcënuan Kievin janë neutralizuar, tha Serhii Popko, kreu i administratës ushtarake të qytetit. /Telegrafi/

Exit mobile version