Federata Ruse organizoi një drekë më 9 korrik për të festuar presidencën ruse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke shfaqur në meny ushqimin ukrainas të pulës Kyiv, shkruan e përditshmja Ukrinform.
Ky festim ndodhi një ditë pasi forcat ruse bombarduan spitalin e fëmijëve Okhmatdyt në Kiev, ku si pasojë humbën jetën dy persona dhe 32 tjerë u lënduan.
Tetë prej fëmijëve u hospitalizuan pas këtij sulmi vdekjeprurës, kurse Këshilli i Sigurimit më 9 korrik, diskutuan sulmin rus në një takim emergjent të organizuar, transmeton Telegrafi.
Menjëherë pas kësaj seance, delegacioni rus shtroi drekë, kurse në një fotografi të postuar të menysë shihet edhe specialiteti i pulës së Kievit.
“Degradimi moral i diplomacisë ruse është i dukshëm”, tha për Ukrinform, Sergiy Kyslytsya, përfaqësuesi i përhershëm i Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Kyslytsya gjithashtu tha se kjo drektë ishte paguar me “paratë e përgjakura”. E gjatë takimit emergjent, disa vende anëtare të Këshillit të Sigurisë dënuan sulmi me raketa – ku delegacioni rus tentonte të mohonte përfshirjen.
“Po të kishte qenë sulm rus, nuk do të mbetej asgjë nga ndërtesa dhe të gjithë fëmijët do të vriteshin e jo plagoseshin”, tha Vasily Nebenzya, përfaqësuesi rus në Kombet e Bashkuara. /Telegrafi/
Russia served a dish called “Chicken Kyiv” at a luncheon celebrating its presidency in the UN Security Council – after the missile of Okhmatdyt children’s hospital and the Security Council meeting on the Russian attack on July 8.
These creatures who have lost their human form… https://t.co/P7h6GJPZvd pic.twitter.com/XzG9Qk8Vhi
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) July 10, 2024