Një pushtues rus me një cisternë karburanti goditi një banore në Luhansk, Ukrainë.
Vajza që po kalonte rrugën në një vendkalim për këmbësorë është goditur nga një automjet i ushtrisë ruse.
Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale dhe tashmë janë bërë virale në internet.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se vajza ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.
Aksidenti ka ndodhur më 12 shtator, por u bë i ditur vetëm tani ndërsa nuk dihet nëse janë marrë masa ndaj të dyshuarit.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/
https://twitter.com/nexta_tv/status/1702943799163457682