Trupat e Vladimir Putinit kanë shënjestruar civilët ukrainas, duke hedhur mbi ta bomba të lëshuara nga dronët.
Pamjet e publikuara më poshtë nga kanalet pro-ruse në Telegram, shihen dronët duke ndjekur veturat civile, mbi të cilat hidhnin bomba – ku si pasojë plagoseshin rëndë, transmeton Telegrafi.
Në një moment shihet kur droni ndjek një veturë të kaltër në rajonin e Khersonit, i cili sapo hap derën dalin qentë e tij dhe njëri prej tyre hidhet në erë e tjetri vrapon për të shpëtuar.
Momente tjera tregojnë veturat në lëvizje që dëmtohen pasi u bien bombat. Pamjet janë shpërndarë nga blogerët Z.
Pamjet janë dëshmi tjetër se si trupat ruse po kryejnë krime lufte mbi civilët ukrainas, të cilët tash e gati tre vite janë objektiv i vazhdueshëm i predhave ruse. /Telegrafi/