Në natën e sotme (13 janarit), autoritetet ruse kanë njoftuar për një “sulm në shkallë të gjerë” në disa rajone të Rusisë.
Shpërthimet janë dëgjuar në Bryansk, Belgorod dhe Krimenë e aneksuar nga rusët, transmeton Telegrafi.
Sulmin e ka konfirmuar edhe guvernatori i rajonit të Bryanskut, Mikhail Razvozhayev. Në anën tjetër sirenat që paralajmërojnë sulmet ajrore janë aktivizuar në Krime.
Mediat ruse raporton për sulm “edhe në urën e Krimesë” që përkohësisht ka ndalur qarkullimin e veturave. E në Bryansk banorët e atjeshëm kanë raportuar për shpërthime në një fabrikë.
Bëhet fjalë për një fabrikë që prodhon eksploziv dhe është në dispozicion të ministrisë ruse të Mbrojtjes. Një video amatore shfaq shpërthimet në qarkun Fokinsky të Bryanskut. /Telegrafi/