Australia ka ftuar në bisedë ambasadorin rus pas raportimeve se një vullnetar australian që luftonte epër Ukrainën mund të ketë vdekur ndërsa ishte në robëri.
“Ne tashmë kemi thirrur ambasadorin rus. Po punojmë për të sqaruar nëse z. Jenkins ka pësuar ndonjë dëmtim dhe, nëse kjo konfirmohet, do të ndërmarrim masat më të ashpra të mundshme”, tha kryeministri australian, Anthony Albanese.
Qeveria australiane po kryen hetime urgjente për të konfirmuar vdekjen e raportuar të Jenkins.
Një video që tregon rrahjen e 32-vjeçarit, Oscar Jenkins qarkulloi në rrjetet sociale në muajin dhjetor.
Në video shihej një burrë me duar të lidhura, ndërsa ushtarët rusë e merrnin në pyetje dhe e rrihnin.
Në atë kohë, autoritetet australiane kërkuan sqarime nga Federata Ruse për raportet që sugjeronin se ushtari mund të ishte vrarë. /Telegrafi/
‼️ BREAKING: Australia has summoned the Russian ambassador following reports that an Australian volunteer fighting for Ukraine may have died while in captivity
“We have already summoned the Russian ambassador. We are working to ascertain whether Mr. Jenkins has come to harm, and… pic.twitter.com/dEojX6Ih59
— NEXTA (@nexta_tv) January 15, 2025