Viktor Tereshchenko, kryetari i qytetit të Velikoburlutskas në rajonin e Kharkiv, u kap nga forcat ruse, njoftoi kreu i administratës rajonale të Kharkiv, Oleg Sinegubov.
“Sot kemi lajme se rusët kanë kapur kreun e komunitetit Burlu të Madh, Viktor Nikolayevich Tereshchenko. Njerëz të tillë duhet të jenë të sigurt. Viktor Nikolayevich thjesht u rrëmbye nga vendi i tij i punës dhe u dërgua në stacionin e policisë lokale. Ai po mbahet atje dhe nuk do të lirohet”, tha Sinegubov.
Ai tha se të gjithë po punojnë që kryetari i qytetit të lirohet sa më shpejt të jetë e mundur, raporton cnn.
“Së shpejti territoret tona të okupuara do të jenë sërish tonat”, tha ai.
Kjo vjen një ditë pasi kryetari i bashkisë së Melitopol, Ivan Fedorov, i cili ishte kapur nga forcat ruse, u lirua si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve. /Telegrafi/