Rusët që janë larguar nga vendi i tyre, u është mohuar e drejta për t’u futur në Shtetet e Bashkuara, por një gjë e tillë nuk ndodhi me ukrainasit.
Një çift që ia mësyn Shteteve të Bashkuara janë rikthyer në pikën kufitare me Meksikën – përkatësisht në Tijuana, transmeton Telegrafi.
Ndërkaq ukrainasit janë mirëpritur në po të njëjtin pikëkalim kufitar – ku pothuajse e tërë bota është ngritur në këmbë për ta ndihmuar këtë shtet evropian nga agresioni rus.
Sot Ukraina ka hyrë në ditën e 28-të të agresionit rus, ku po vazhdojnë të zhvillohen luftime të ashpra. /Telegrafi/