Mbrëmë forcat ruse tentuan edhe një herë që përmes gënjeshtrave, të krijojnë përshtypjen në opinion se janë duke avancuar në luftën në Ukrainë.
Një shembull i tillë është se ata publikuan disa fotografi me të cilën pretendonin të tentonin të bindin masën se kanë rrëzuar dronin ukrainas TB-2 në rajonin e Khersonit – që ishte një gënjeshtër e radhës, transmeton Telegrafi.
Madje menjëherë u konstatua se rusët kishin publikuar fotografitë e copëzave të dronit të vjetër, që ishte rrëzuar shumë kohë më parë.
Analistët e pavarur kanë konfirmuar se rusët deri më tani kanë rrëzuar të paktën gjashtë dron të tipit TB-2 që fluturojnë ngadalë.
E të enjten tentuan ta shtojnë edhe një në listën e tyre – duke provuar përmes një fotomontazhe të manipulojnë me opinionin.
Ishin analistët e ashtuquajtur “shërbimi informativ për kode të hapura” që shpejtë zbuluan “rrengun” e tyre – me të cilin tentuan të thonë se kanë rrëzuar një fluturake ukrainase.
This is also the case with a MAM-L munition which was "found near the shot down drone"- exactly the same unit was already shown on March 29th with completely identical scratches. pic.twitter.com/5q5v9LCg9K
— 🇺🇦 Ukraine Weapons Tracker (@UAWeapons) April 28, 2022
Gjithçka filloi kur u publikua në rrjetet sociale fotografia që tregon një TB-2 të thyer të marinës ukrainase, me numër serik në bisht T187 që qëndron në baltë në rajonin Kherson – një prej pikave më të nxehta ku po zhvillohen luftimet.
#Ukraine: Today Russian sources claimed the shootdown of one more Ukrainian Bayraktar TB2 drone in #Kherson Oblast.
We believe it was staged using old wreckage. pic.twitter.com/emMGHUnlqK
— 🇺🇦 Ukraine Weapons Tracker (@UAWeapons) April 28, 2022
Në të dyja fotografitë duket qartë dëmi i njëjtë. Krahu i majtë i thyer. Stabilizatori i shkëputur i bishtit. Madje edhe projektili i paprekur MAMA, por se ishte fotografuar në mars apo në fund të prillit – pasi një fluturake e tillë me të njëjta dëme ishte postuar nga dikush në rrjete sociale.
Ishte edhe numri serik që i “tradhtoi” rusët dhe nuk u treguan të vëmendshëm, kur tentuan ta “shesin” këtë gënjeshtër për diçka kinse të vërtetë. /Telegrafi/