Ushtria ruse pretendon se po bombardon masivisht pozicionet ukrainase në bregun lindor të Dnipros me raketa pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se ukrainasit kishin siguruar një pozicion në anën tjetër të lumit.
Një zyrtar i emëruar nga Moska në territorin e pushtuar të rajonit Kherson, Vladimir Saldo, pranoi se ukrainasit ishin zhvendosur në bregun lindor të Dnipros, por pretendoi se ata do të shkatërroheshin.
“Tani janë futur forcat tona shtesë. Armiku është bllokuar në (vendbanimin) Krinki dhe ferri është përgatitur për ta: bomba, raketa, predha artilerie dhe dronë. Ata (ukrainasit) janë futur në bodrume dhe natën zhvendosen nga njëri bodrum në tjetrin”, tha Saldo.
Ai shtoi se vetëm në dy-tre ditët e fundit, humbjet totale të ukrainasve arritën në rreth njëqind luftëtarë, raporton reuters.
Në përgjigje, ushtria ukrainase tha se po përpiqej të shtynte forcat ruse përgjatë lumit. Ata bënë thirrje për “heshtje” operacionale përgjatë asaj që ata e përshkruan si një vijë fronti “mjaft të rrjedhshme”.
“Përgjatë vijës së frontit, e cila shkon përgjatë Dnipros. Zmbrapsja nga ana jonë po bëhet në një linjë 5-8 km përgjatë gjithë bregut nga bregu”, tha Natalia Humeniuk, zëdhënëse e Komandës Ushtarake Jugore.
Ndryshe, trupat ukrainase po veprojnë në grupe të vogla, por zyrtarët rusë kanë thënë se kanë vendosur më shumë trupa për të ndaluar avancimin e Kievit. /Telegrafi/