Propaganda ruse arrin në tjetër nivel – të burgosurit që Rusia pretendon se ishin në aeroplanin e rrëzuar ishin shkëmbyer më herët, thonë autoritetet ukrainase.
Lista e të burgosurve ukrainas të luftës që është supozuar nga mediat ruse se ishin në bordin e aeroplanit të rrëzuar II-76, ka mospërputhje sipas komisionerit ukrainas për të drejtat e njeriut, Dmytro Lubinets.
“Po, ne gjetëm shtetas ukrainas në listë, të cilët janë shkëmbyer më parë”, tha Lubinets, raporton skynews.
Raportet nga Instituti për Studimin e Luftës thanë se të paktën një person në listë ishte shkëmbyer më 3 janar.
Lista me 65 emra është publikuar nga gazetarja televizive ruse, Margarita Simonyan, e cila është një propaganduese e lartë e Kremlinit.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022, duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/