Telegrafi

Rusët përdorin aeroplanë për të kryer misione, por janë të kujdesshëm që të mos rrëzohen në Ukrainë

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar (MM) ka publikuar përditësimin e saj të fundit mbi luftën në Ukrainë.

Aty thuhet se që nga qershori 2022, forcat ruse të hapësirës ajrore kanë përdorur Su-57 FELON për të kryer misione kundër Ukrainës, përcjell Telegrafi.

FELON është aeroplani luftarak supersonik i avancuar i gjeneratës së pestë të Rusisë.

Përditësimi thotë se misionet “ka të ngjarë të jenë kufizuar në fluturimin mbi territorin rus” duke lëshuar raketa ajër-tokë ose ajër-ajër me rreze të gjatë në Ukrainë.

Ndërkohë thuhet se imazhet e fundit kanë treguar gjithashtu pesë FELON të parkuar në bazën ajrore Akhtubinsk në Rusi.

“Meqenëse kjo është e vetmja bazë e njohur për FELON, këta aeroplanë ka të ngjarë të jenë përfshirë në operacione kundër Ukrainës”, ka thënë ministria. /Telegrafi/