Një nga aeroplanët luftarakë të Moskës është rrëzuar nga forcat ukrainase, sipas një blogeri ushtarak me lidhje me forcat ajrore ruse.
Një tjetër militarybloger pro-Moskës tha se aeroplani Sukhoi Su-34 ishte rrëzuar nga një F-16 i furnizuar nga Perëndimi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Asnjëri nga raportet nuk është konfirmuar dhe Newsweek shkruan se ka kontaktuar ministrinë ruse dhe ukrainase të mbrojtjes për komente mbi pretendimet e paverifikuara që kanë ngjallur shumë spekulime në mediat sociale.
Kanali Telegram Fighterbomber postoi të shtunën një mesazh që dukej se fliste për një aeroplan luftarak të humbur Su-34.
Ndërsa një kanal tjetër pro-Moskës në Telegram ka shpërndarë postimin, duke shtuar më shumë detaje.
Russian channels already claiming it was an F-16 that shot down the Russian fighter jet 🙃
“Our Su-34 was shot down. The crew was killed. The airplane was shot down while dropping glide bombs, about 50 km from the front line. Our Su-34 was shot down apparently by an F-16, which… pic.twitter.com/90rBbKCUi3
— NOELREPORTS 🇪🇺 🇺🇦 (@NOELreports) October 12, 2024
“Urgjente!!! Su-34 ynë është rrëzuar. Ekuipazhi u vra”, tha ai, duke shtuar se aeroplani “me sa duket u rrëzua nga një F-16, i cili ishte mbi territorin e kontrolluar nga armiku”.
Ukraina tha se kishte marrë “këstin” e saj të parë të aeroplanëve të gjeneratës së katërt të prodhuar në SHBA në gusht, pasi presidenti Joe Biden më në fund lejoi furnizimin e tyre nëpërmjet vendeve të treta.
Norvegjia, Belgjika, Holanda dhe Danimarka janë në mesin e një koalicioni të vendeve që kanë premtuar më shumë se 85 F-16 për Kievin, të cilët shpresohet të ofrojnë një fuqi më të mirë ajrore për Ukrainën sesa ata të epokës sovjetike ku ajo është mbështetur. /Telegrafi/