Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti publikoi pamje nga një shkollë në Krimenë e pushtuar të Ukrainës, ku rusët mësojnë nxënësit e shkollave fillore se si të shfrytëzojnë një pushkë automatike, të veshin uniforma kamuflazhi dhe të marrin pjesë në lufta.
Videoja e publikuar tregon nxënësit e shkollave fillore teksa montojnë automatikun kallashnikov dhe konkurrojnë se kush do të jetë më i shpejtë, raporton skynews.
Ajo tregon gjithashtu pamjet e fëmijëve, të cilët nuk duken më të mëdhenj se nxënësit e klasës së tretë dhe të katërt, të veshur me uniforma kamuflazhi, duke pozuar fillimisht me pushkë dhe më pas demonstrojnë aftësi luftarake.
Російське пропагандистське видання "РИА новости" опублікувало відео нібито зі школи в тимчасово окупованому Криму, на якому загарбники вчать молодших і середніх школярів збирати автомат, носити камуфльовану форму і вести рукопашний бій pic.twitter.com/b9h5dbywzi
— Українська правда ✌️ (@ukrpravda_news) March 15, 2023
Në dhjetor të vitit 2022, u njoftua se Ministria Ruse e Arsimit kishte miratuar një lëndë mësimore për luftën në Ukrainë, si dhe seksione që mësonin se si të gjuanin me armë dhe të hidhnin një granatë.
Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes do të fillojë një rekrutim të ri, ku synon t’i shtojë ushtrisë edhe 400 mijë pjesëtarë të rinj.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/