Një shpërthim masiv është regjistruar nga ajri nga droni i ushtrisë ukrainase, ku operatori i dronit goditi fushën e mbushur me mina antitank.
Videoja është realizuar nga brigada e 102 e mbrojtjes territoriale e Ukrainës, ku pas një inspektimi në fushën e gjelbëruar, nga droni bien disa bomba mbi fushën që ishte mbushur me minat antitank, transmeton Telegrafi.
Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që një top i madh i zjarrtë ngritet në qiell, kurse ato ishin vendosur nga rusët duke shpresuar se në to do të bien mjetet ushtarake të ukrainasve.
Megjithatë, ata u treguan të kujdesshëm dhe nuk ranë në grackën e ushtarëve të Vladimir Putinit. Mjaftoi detektimi i kësaj zone që më pas operatori të lëshojë bombat.
E po të mos ishte ky shpërthim, sigurisht se ukrainasit do të kishin pasoja të mëdha nëse do të binin në to. /Telegrafi/