Site icon Telegrafi

Rusët kryejnë sulm me raketa balistike në Sumy, godasin ndërtesën kolektive – humbin jetën dhjetë civilë

Raketat balistike ruse kanë goditur një ndërtesë kolektive në Sumy të Ukrainës, ku si pasojë dhjetë persona janë vrarë, përfshirë dy fëmijë dhe mbi 50 tjerë janë plagosur.

“Një sulm tjetër me raketa balistike në qytetin Sumy që kishin shënjestruar ndërtesat kolektive të banuara me civilë”, u tha nga administrata e këtij qyteti, transmeton Telegrafi.

Madje edhe të gjitha ndërtesat tjera përreth janë dëmtuar, kurse ekipet e shpëtimit kanë dalë për të nxjerrë të mbijetuarit e mundshëm që kanë ngecur nën rrënoja.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar se në mesin e të vrarëve ka edhe fëmijë, duke theksuar edhe njëherë rëndësinë e armëve të rënda perëndimore që do t’ju ndihmonin të mbronin territorin e tyre.

Pamjet amatore shfaqin ndërtesën e shkatërruar nga ky sulm raketor, ku pothuajse nuk ka mbetur asgjë nga ndërtesa. /Telegrafi/

Exit mobile version