Telegrafi

Rusët kryejnë sulm masiv mbi Ukrainë, Polonia dhe NATO ngritin në qiell aeroplanët

Aeroplanët e NATO-s janë ngritur në ajër pas sulmit masiv ajrore të Rusisë mbi qytetet ukrainase.

Forcat e Armatosura të Polonisë kanë njoftuar në X se aleatët e polakëve dhe fluturaket e tyre po operojnë në hapësirën e tyre – duke rritur nivelin e zhurmës në veçanti në pjesën juglindore, transmeton Telegrafi.

“Sonte, aktivitetet intensive të Forcave Ajrore të Rusisë po vëzhgohen, pas sulmit me rakete mbi objektet e ndryshme në territorin e Ukrainës”, u tha ndër tjera nga ushtria polake.

“Të gjitha procedurat e nevojshme janë ndërmarrë për të siguruar hapësirën ajrore polake”, u theksua nga polakët.

Ky vendim vjen pasi aeroplanë gjermanë kanë interceptuar një aeroplan spiun rus mbi Detin Baltik gjatë të martës. /Telegrafi/