Site icon Telegrafi

Rusët kryejnë sulm me dronë mbi ndërtesat kolektive në Mykolaiv – humbin jetën pesë civilë

Një zjarr i madh ka shpërtyer në ndërtesat kolektive si rezultat i një sulmi rus në Mykolaiv të Ukrainës, ku humbën jetën pesë persona dhe u plagos një grua.

Vitalii Kim, kreu i administratës ushtarake të Mykolaiv, ka konfirmuar lajmin për sulmin rus në këtë qytet ukrainas, transmeton Telegrafi.

Kim njoftoi se ka patur zjarr në ndërtesat kolektive në qytet – duke shtuar se ekipet emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Bëhet fjalë për një sulm rus me dronë, ku ushtria e Vladimir Putinit nuk po zgjedh mjete për t’ia arritur qëllimit – pra ta pushtojë tërësisht Ukrainën duke shënjestruar edhe civilët.

Në pamjet e amatore të publikuara më poshtë, shihen zjarrfikësit teksa tentojnë të lokalizojnë zjarrin. /Telegrafi/

Exit mobile version